1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dardan Molliqaj nesër del para gjykatës

Rekomandime

Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se para pak minutash kanë pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme, ndërsa ora se kur kreu i PSD-së Molliqaj dhe aktivisti i kësaj partie Megjuani do të paraqiten në gjykatë nuk dihet akoma.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Para pak minutash e kemi pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme”, tha Gashi për Express.

Express raportoi pak më parë se paraburgimi ndaj tyre po kërkohet në drejtim të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.

- Advertisement -

Ndërsa zyrtarë të PSD-së, kërkesën për caktimin e paraburgimit po e quajnë orkestrim politik.

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt.

- Advertisement -

Sipas tij, arrestimi i Molliqajt e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, “flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Gjatë ditës së sotme, Partia Socialdemokrate ka kërkuar që të lirohen menjëherë kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe aktivisti Adem Megjuani, të cilët u arrestuan dje lidhur me protestën e së shtunës që u mbajt kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës.

Sipas PSD-së, Megjuani është lajmëruar vetë dje në polici ndërsa Molliqaj u arrestua në oborrin e televizionit T7, ku edhe ishte planifikuar që të jepte intervistë për emisionin “Pressing”.

Pas arrestimit, të dy me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit