6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Darka e varfër në QKUK, thonë se është “me rregulla të Harvardit”

Rekomandime

Një sasi e vogël e ushqimit po ju ofrohet pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Derisa ata kanë ankesa për ushqimin që po ju ofrohet, nga QKUK thonë se po u japin rëndësi kalorive që mund të shtojnë pacientët.

Feta buke, dy rriska kaçkavall, një vezë e zier e një jogurt. Kjo është darka që iu servua në një nga mbrëmjet pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Derisa gjatë kohës së pandemisë edhe vizitat e pacientëve kanë qenë të kufizuara, pacientët nuk kanë pasur aq shumë mundësi, pos të mundohen të ngopen me atë ushqim që u është ofruar.

Një nga pacientet i ka dërguar Express’it fotografi të darkës së servuar në një nga klinikat e QKUK-së, kështu duke treguar pakënaqësitë që ka pasur.

- Advertisement -

Ndërsa, nga QKUK thonë se po i kushtojnë rëndësi ushqimit që servohet, kësisoj duke u ofruar pacientëve ushqime që nuk kanë kalori, pasi që sipas tyre, trashësia mund të ndikoj negativisht në shëndetin e pacientëve.

Fisnik Dobra, shef i sektorit të ushqimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë për Express se qëllimi dhe misioni i sektorit të ushqimit është që të përgatisim ushqimin sipas standardeve dhe rregullave konform sëmundjes.

- Advertisement -

Ai ka thënë se një vezë, dy feta kaqkavall, një jogurt dhe buka kanë rreth 750 kalori, andaj edhe ata po ofrojnë sasinë e ushqimit sipas rregullave të përcaktuara nga Universiteti i Harvardit dhe jo dëshirave individuale.

“Ne ofrojmë sasinë e ushqimit-kaloritë sipas rregullave të përcaktuara nga Universiteti i Harvardit, dhe jo dëshirave individuale. Për të bërë një vlerësim të saktë të sasisë së nevojshme ushqimore, duhet ditur indeksin e masës trupore, pastaj duhet vlerësuar aktiviteti fizik i pacientit/es, dhe jo nga dëshira e pacientit për të ngrënë më shumë. Pra, nëse një pacient ka nevojë për 2000 kalori në ditë(sipas shkencës së Nutricionit) dhe i njëjti kërkon të konsumoj 3000 kalori, atëherë nuk mund të themi se ka sasi të vogël të ushqimit. Në këtë rast kemi të bëjmë me abuzim dhe rrezikim të shëndetit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Dobra ka thënë se ushqimi për pacientët përgatitet nga stafi i kuzhinës qendrore, dhe se misioni i tyre është që sasia e ushqimit dhe numri i kalorive jenë konform standardeve.

Kësisoj, ai ka përmendur edhe peshën e tepërt, që pacientëve mund t’iu shkaktoj probleme shëndetësore.

Derisa ankesa për sasinë e ushqimit ka pasur edhe nga gratë shtatzënë, Dobra ka treguar se sa është sasia e ushqimit që ato duhet të konsumojnë në ditë.

“Gratë obeze lindin fëmijë të mëdhenj të cilët janë më të prirë që të sëmuren nga diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës më vonë gjatë jetës së tyre. Për shumicën e grave shtatzëna me peshë normale, sasia e duhur për kalori në ditë është: Rreth 1800 kalori në ditë gjatë tremestrit të parë, rreth 2200 kalori në ditë gjatë tremestrit të dytë dhe rreth 2400 kalori gjatë tremestrit të tretë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që përveç sasisë së ushqimit, pacientët kanë pasur disa herë ankesa edhe për cilësinë e tij, derisa kanë vlerësuar se disa ushqime nuk janë të shëndetshme për ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit