Dita e dasmës është kthyer një tmerr për një çift në Wolverhampton pasi filloi një sherr masiv.Raportohet se tre persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra.
Mësohet se shkaku i zënkave ishte flirtimi mes dy personave nga familja e nuses dhe e dhëndrit.
E gjithë salla e ceremonisë u kthye në një “arenë” boksi ku u shkatërruan të gjitha tavolinat, gotat dhe karriget të cilat të ftuarit i përdornin për të goditur njëri-tjetrin.
Pjesëtarët e orkestrës u terrorizuan ndërkohë që njëri prej tyre i bënte thirrje nëpërmjet mikrofonit dasmorëve, për të ndaluar dhunën.
Videoja e sherrit masiv bëri xhiron e rrjetit për pak orë. Sipas raportimeve policia nuk ka arrestuar asnjë person teksa vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Një prej dasmorëve shprehet se shkaku i sherrit ishte pija e tepërt si dhe flirtimi mes dy personave nga familjet e nuses dhe dhëndrit.