Edhe avokati Dastid Pallaska ka reaguar për testet e ardhura si donacion nga Serbia.Pallaska me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti me veprimin e tij e ka shndërruar në një “humanist” një kriminel që sipas tij është presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
“Brenda vendit, trajtimi i aleatit dhe garantuesit kryesor të shtetit, ShBA-ve, si shtet që ka interesa/qëllime të errëta për copëtimin e vendit.
E gjithë kjo në një ditë të vetme” shkruan Pallaska në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Edhe dy “rekorde” të reja nga Kryeministri në ikje.Në arenën ndërkombëtare, shndërrimi i një krimineli të luftës në “humanist” me një veprim të vetëm.
Brenda vendit, trajtimi i aleatit dhe garantuesit kryesor të shtetit, ShBA-ve, si shtet që ka interesa/qëllime të errëta për copëtimin e vendit.E gjithë kjo në një ditë të vetme.Paramendoni edhe sa “rekorde” të tilla do të vendoseshin për katër vite.