2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dastid Pallaska i jep urdhër Albin Kurtit si ta bëjë qeverinë

Rekomandime

Juristi Dastid Pallaska ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, raporton.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në Facebook, Pallaska ka thënë se sovrani ka folur lirshëm dhe qartë.

“Kjo falë organizimit shembullor të zgjedhjeve nga KQZ, që paradoksalisht vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica”, ka thënë i njëjti.

Pallaska ka shtuar se vota e mllefit vështirë se mund të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit por që thotë se fituesit duhet uruar fitoren me ftesën që të krijojë Qeverinë sa më parë.

- Advertisement -

”Pa arsyetime dhe pa viktimizime. Partive opozitare duhet uruar reflektim të sinqertë për shkak të rëndësisë së posaçme që do të kenë në kohën kur vendi do të qeveriset nga një pushtet me tendenca autokratike. Derisa opozita të reflektojë, i takon secilit qytetar me bindje liberale politike të bëjë opozitën duke e kufizuar dhe mbajtur përgjegjës pushtetin e ri me fjalën e lirë dhe mendimin kritik”, tha i njëjti.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Sovrani foli lirshëm dhe qartë.Kjo falë organizimit shembullor të zgjedhjeve nga KQZ, që paradoksalisht vërteton gënjeshtrën e “shtetit të kapur” të cilës i besuan shumica. Edhe pse vota e mllefit vështirë se mund të shndërrohet në shtyllë të zhvillimit, fituesit duhet uruar fitoren me ftesën që të krijojë Qeverinë sa më parë. Pa arsyetime dhe pa viktimizime.Partive opozitare duhet uruar reflektim të sinqertë për shkak të rëndësisë së posaçme që do të kenë në kohën kur vendi do të qeveriset nga një pushtet me tendenca autokratike.Derisa opozita të reflektojë, i takon secilit qytetar me bindje liberale politike të bëjë opozitën duke e kufizuar dhe mbajtur përgjegjës pushtetin e ri me fjalën e lirë dhe mendimin kritik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit