0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dastid Pallaska: Vjosa Osmani më kërkonte takim urgjent kur e kritikoja LVV-në në 2019

Rekomandime

Vjosa Osmani, u.d. e Presidentës dhe njëkohësisht numri dy në listën garuese të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit i ka quajtur kritikat avokatin Dastid Pallaska si “urrejtje patologjike”. Por, ndaj këtij cilësimi ka reaguar Pallaska, duke thënë se Osmani tani ka filluar t’i ngjaj Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Sipas Pallaskas kur ai kritikonte Kurtit gjatë fushatës për zgjedhjet e tetorit të 2019, Osmani i kërkonte takim urgjent.

“Aq shumë ishte mahnitur Znj. Osmani me qëndrimet e mija kundër demagogjisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sa që më kërkoi me ngulm ta takoj sa më shpejtë që të jetë e mundur”, shkroi Pallaska..

Por, Pallaska thotë se këto kritika tani vlejnë edhe për Osmani pasi kjo e fundit po i përngjan Kurtit.

- Advertisement -

“Për fat të keq, sot ato kritika vlejnë edhe për Znj. Osmani për shkak të përpjekjeve të saja dëshpëruese për ta impresionuar shefin e saj të ri duke e imituar. I pritshëm ky ndryshim i qëndrimit të saj pasi që iu dorëzua kundërshtarit të saj politik i cili e mposhti në zgjedhjet e 2019”, shkroi në Facebook Pallaska.

Garimin e Osmani në listën e VV-së Pallaska e ka emërtuar si “dorëzim” tek kundërshtari i saj politik.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së Znj. Osmani për intervistën time në Rubikon të javës së shkuar.

Me 17 shtator 2019 isha në intervistë në Pressing për të ekspozuar, ndër tjerash, popullizmin e rrezikshëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë asaj fushate zgjedhore.

Një ndër personat që ishte impresionuar më së shumti me kritikat e mija ndaj ideologjisë dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj ishte Znj. Osmani.

Aq shumë ishte mahnitur Znj. Osmani me qëndrimet e mija kundër demagogjisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sa që më kërkoi me ngulm ta takoj sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Për fat të mirë biseda është e dokumentuar pasi që ishte me shkrim.

Sonte Znj. Osmani e paska cilësuar “urrejtje patologjike” intervistën time të para disa ditëve në Rubikon ku, ndër tjerash, kam përsëritur kritikat e vitit 2019 për shefin e saj të ri.

Për fat të keq, sot ato kritika vlejnë edhe për Znj. Osmani për shkak të përpjekjeve të saja dëshpëruese për ta impresionuar shefin e saj të ri duke e imituar.

I pritshëm ky ndryshim i qëndrimit të saj pasi që iu dorëzua kundërshtarit të saj politik i cili e mposhti në zgjedhjet e 2019.

Madje, nuk ishte asgjë në krahasim me VETË-KRITIKËN që sonte bëri për shkak se në vitin 2019 kishte GUXUAR ta krahasonte shefin e saj të ri me Hugo Chavez-in.

Nuk mund të pritet asgjë më shumë nga dikush që nuk ka respekt as ndaj vetëvetes.

Përndryshe, çka mund t’i duket Znj. Osmani dhe shefit të saj të ri si “urrejtje” është thjeshtë ALERGJI.

Alergji ndaj hipokrizisë, obsesionimit me pushtet dhe keqpërdorimit të politikës për shërim të komplekseve personale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit