-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Data 27, Baton Haxhiu paralajmëron marrëveshje: Do ta nënshkruajnë Kurti dhe Vuçiq

Rekomandime

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se me datën 27 shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe të Serbisë e cila do i jap fund të gjitha armiqësive në Ballkan dhe në Evropë.

Haxhiu thotë se kjo është paralajmëruar nga presidenti amerikan Joe Biden që prej datës 18 shtator dhe se askush nuk mund ta ndalë këtë marrëveshje.

- Advertisement -

“Prandaj data 27. Dy njerëz që kanë qenë në armiqësi publike, formale. Vucic dhe Kurti, e nënshkruajnë marrëveshjen. Dhe kjo marrëveshje e nënshkruar e cila pastaj mund ta ketë edhe një ceremoni të rastit”, tha ai.

“Data 27, ditë e hënë, do na thërrasësh në emision përsëri. Po të jemi të kujdesshëm. E kemi përmendur këtu në studio, se data 24 si data e fillimit të luftës në Ukrainë do të jetë fundi i gjithckafit që është konfliktuale brenda Ballkanit dhe Europës. Biden e përdori fjalën koalicion i madh. Me datën 18 shtator është përmendur koalicioni i madh që nuk lejon fitoren e Rusisë. Nuk ka bir nënë që i del përpara kësaj marrëveshje. Përfshirë edhe heroin e amdh të këtij vendi. Skenderbeun e madh të këtij shekulli Albin Kurtin”, shtoi ai.

“Cka mendoj unë flas pas datës 27. Çfarëdo ideje, qoftë korrigjimi apo tjetër, nuk ka kohë më. Është herezi. Nuk bëhet më. Nëse Rusia e ka përdorur një precedent si Kosovën për luftën e saj. Nuk mund ta përdorësh një ide të tillë si përgjigje ndaj shkëmbimit”, tha tutje Haxhiu.

- Advertisement -

“Nënshkrimet nuk do i shohim. Vetëm deklaratë. Nëse do të ketë nënshkrime, atëherë do të ketë edhe ceremoni. Borrell do të dalë si fitimtar, ndërsa edhe SHBA do të shënojë fitore”, përfundoi Haxhiu. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit