Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka falënderuar të gjithë kolegët deputetë për bashkëpunimin në frymë demokratike.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme po afrohen dhe se ato do të jenë demokratike sepse sovrani dhe institucionet e kanë dëshmuar këtë kulturë.
“Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, ata më të cilët kishim bashkëpunim shumë të mirë, por dhe ata me të cilët kishim mospajtime, e gjithë kjo në frymën demokratike dhe në të mirën e vendit. Deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat pa dyshim që do jenë demokratike, sepse Republika e Kosovës, sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë, ju uroj shëndet e çdo të mire”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kosovës.
Duke ju falënderuar përzemërsisht për besimin e dhënë me votën tuaj, ju tashmë e dini që mandati po i kthehet sovranit.
Falënderoj të gjithë kolegët deputetë, ata më të cilët kishim bashkëpunim shumë të mirë, por dhe ata me të cilët kishim mospajtime, e gjithë kjo në frymën demokratike dhe në të mirën e vendit.
Deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat padyshim që do jenë demokratike sepse Republika e Kosovës, sovrani dhe institucionet e saj e kanë dëshmuar këtë kulturë, ju uroj shëndet e çdo të mirë.
Na priftë e mbara!