Ish/zëvendëskryeministri në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ka dështuar që të marr vota edhe në Rajonin e Ferizajt prej nga raportohet se e ka prejardhjen.
Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Ferizaj me gjithsej 31 mijë e 516 vota, Abazi arriti që në këtë qytet të marr vetëm 654 vota.
Këto rezultate dolën nga numërimi i votave në 39 vendvotime në këtë qytet.
Në ndërkohë këto të dhëna janë publikuar në formularët e KQZ’së.
Përndryshe në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ishte numri dy i ekzekutivit.
Haki Abazi mbante numrin 19 në listë.