1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Debati në Bruksel, Eurodeputetja katalonase mbron pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Eurodeputetja katalonase, Clara Ponsatí, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në favor të pavarësisë së Kosovës dhe Shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës.

Në një debat të zhvilluar këtë të enjte në Parlamentin Evropian mbi situatën politike në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, Ponsatí theksoi se arsyeja e vërtetë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja është Katalonia.

- Advertisement -

Pesë shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë njohjen e saj [të Kosovës]. Katër prej tyre janë fqinjë të rajonit, por e pesta është Spanja. Pse? Cili është problemi i Spanjës me Kosovën? Kolegë, problemi i Spanjës nuk është me Kosovën. Është me Katalonjën”, tha ajo.

Eurodeputetja që ndodhet në ekzil, ka përmendur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që mohon se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur sovranitetin e Serbisë.

Gjykata ka konstatuar se miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar, rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose kornizën kushtetuese të Serbisë,” tha ajo. Ky vendim “përcaktoi që e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e njëanshme të pavarësisë. Kjo vlen për Kosovën, por edhe për Katalonjën,” u shpreh Ponsatí.

- Advertisement -

Sipas deklarimit të eurodeputetes katalonase, zgjidhja që BE-ja ka me këtë çështje është që Spanja të njohë pavarësinë e Katalonjës, e cila është pengesë për qeverinë e Pedro Sánchez para se ta njohë Kosovën.

Deklarimet e Ponsatit vijnë disa ditë para ndeshjes së futbollit mes Spanjës dhe Kosovës, e cila ka vënë sërish në pah problemet politike mes dyja vendeve. Federata Spanjolle e përçmoi Kosovën, në një njoftim, duke iu referuar asaj si “territor”.

- Advertisement -

Ndërkaq, Federata e Kosovës u përgjigj duke kërc.ënuar së pari se nuk do ta luante ndeshjen dhe pastaj sqaroi se do të luante me simbolet kombëtare, përfshirë edhe himnin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit