3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dëbimi i diplomatëve rusë nga, BE çfarë tha Kurti para pak ditësh për Zyrën Ruse në Kosovë

Rekomandime

Derisa shtetet e BE-së kanë nisur fushatën e dëbimeve masive të diplomatëve rusë, kryeministri Kurti para disa ditësh tha se janë duke e vëzhguar Zyrën Ruse në Prishtinë dhe se s’kanë kurëfarë komunikimi me ta.

- Advertisement -

Shefi i qeverisë paralajmëroi se nëse vërejnë se po ndodhin gjëra të rrezikshme me Zyrën Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë s’do të hezitojnë të ndërmarrin veprime.

“Ne nuk kemi komunikim me të mirëpo ajo ndodhet nën vëzhgimin e plotë të organeve tona kompetente por padyshim që nuk janë pasiv as aleatët dhe partnerët tanë. Deri kur do të marrim ndonjë udhëzim për shkak të fakteve të reja që të veprojmë në ndonjë veprim të caktuar do të ngelet kështu siç është, mirëpo në momentin që ne sadopak vërejmë se ndodhin gjëra të rrezikshme ose të paparashikuara padyshim që s’do të hezitojmë për asnjë moment”, kishe deklaruar Kurti.

Kosova në të kaluarën ka dëbuar po ashtu diplomatë rusë.

- Advertisement -

Sot gjatë ditës, disa shtete të BE-së kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë në mesin e tyre Suedia, Danimarka, Italia e Spanja.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, tha sot se vendimi për dëbimin e 30 diplomatëve rusë është bërë për arsye të sigurisë kombëtare.

- Advertisement -

Vendimi “i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë” ishte i nevojshëm për “arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale që rezulton nga agresioni i pajustifikuar kundër Ukrainës nga Federata Ruse”, tha Di Maio.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit