2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Deklarata e 97-vjeçarit miIiarder: Më mirë të jem i pasur e mos të më dojë njeri, sesa pa para

Rekomandime

Miliarderi Charlie Munger nuk po ua vë veshin kritikave për projektin e tij, një mega-konvikt me 4500 studentë në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, por pa dritare.

“Duhet të mësoheni me faktin se miliarderët nuk janë njerëzit më popullorë në shoqërinë tonë”, tha Munger për MarketWatch gjatë fundjavës. “Më mirë të jem miliarder dhe të mos më duan të gjithë, se sa të mos kem para”, shton ai.

- Advertisement -

Kritikët i kanë hedhur poshtë planet e Munger për një godinë pa dritare që dëshiron të ndërtojë e që sipas tyre, ngjan më shumë si një burg më shumë sesa si një konvikt studentësh.

Mbi 90% e dhomave të ndërtesës do të jenë pa dritare. Munger ka thënë se ai beson se kjo gjë do të inkurajonte interaktivitetin mes studentëve.

Projekti varet nga një donacion prej 200 milionë dollarësh të bërë nga Munger dhe në klauzolë shkruhet se planet e tij nuk mund të ndryshohen.

- Advertisement -

Konvikti, i quajtur Munger Hall për nder të donacionit të miliarderit, pritet të kushtojë rreth 1.5 miliardë dollarë, shkruan gazeta Blic.

Dennis McFadden, një arkitekt këshillues i UCSB, kritikoi projektin dhe dha dorëheqjen javën e kaluar. Në letrën e tij të dorëheqjes, McFadden tha se ai nuk mund t’i mbështeste planet: “Nga këndvështrimi im si arkitekt, prind dhe qenie njerëzore, nuk mundem”, tha Dennis.

- Advertisement -

Pavarësisht dorëheqjes së McFadden në shenjë proteste, Munger po i qëndron idesë së tij dhe puna vazhdon.

“Unë mendoj se ndërtesa do të jetë një sukses i madh. Është e vështirë të bësh dy arkitektë të bien dakord ndonjëherë për ndonjë gjë”, tha Munger.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit