1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deklarata e Biden që tronditi Serbinë

Rekomandime

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Bidenn, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain, gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bombardimet e NATO-së në Kosovë, në vitin 1999.

Bidenn, tani i konfirmuar si president i SHBA-së edhe nga Kongresi, në vitin 1999 ishte ithatar i ndërhyrjes tokësore në Kosovë.

- Advertisement -

Ai thoshte se SHBA duhet të hyjë me trupat tokësore në Kosovë dhe se duhet të shkojnë drejt e në Beograd dhe ta arrestojnë Millosheviçin.

Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviçin.

Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot.

- Advertisement -

Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bombardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore. Nëse Presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi.

Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore. Kemi qenë edhe më parë në këtë emision” , thoshte Bideni.

- Advertisement -

Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO.

Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain”, thoshte Bideni

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit