4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deklaratë e kompanisë Frutex pas revokimit të njëanshëm të marrëveshjes së sponsorizimit nga produksioni i Big Brother VIP Albania

Rekomandime

Kompania Golden Eagle (Frutex), shpreh keqardhjen e saj lidhur me vendimin e befasishëm të produksionit të Big Brother VIP Albania për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes së sponsorizimit dhe promovimit të produkteve të Golden Eagle dhe Natural.

- Advertisement -

Pavarësisht faktit se marrëveshja origjinale ka paraparë sponsorizimin për ciklin e plotë të këtij edicioni të BBVA, para përfundimit të këtij cikli, kompanisë Frutex i janë imponuar kushte të reja të sponsorizimit, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen fillestare. Produksionit të BBVA i është bërë me dije se veprimi i tillë cënon dispozitat kontraktuale dhe rrjedhimisht pamundëson vazhdimin e bashkëpunimit pas imponimit të kushteve të reja.

Kompania Frutex/Golden Eagle do të respektojë zotimet e saj për partneritet me protagonistin e këtij edicioni të BBVA, Luiz Ejli, pas daljes së tij nga shtëpia, megjithëse atij dhe protagonistëve të tjerë u është pamundësuar në mënyrë joetike konsumimi i mëtejmë i pijes së preferuar, Golden Eagle.

Një veprim i tillë i produksionit të BBVA është i paprecedentë, joetik dhe aspak profesional, që minon mundësitë e bashkëpunimit korrekt, prandaj kompania Frutex, do të shqyrtojë hapat e mëtejmë për të adresuar këtë shkelje të njëanshme të dispozitave kontraktuale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit