2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Deklarohen nga Komiteti i Jashtëm i Senatit të ShBA-së: Asociacioni është jokushtetues – duhet njohja reciproke

Rekomandime

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka folur në lidhje me deklaratat e këshilltarit të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në lidhje me çështjen e Asociacionit.

Menendez tha se është i shqetësuar me deklaratat e Derek Cholletit, teksa shtoi se “ne kemi nevojë për paqe afatgjatë dhe ajo nuk mund të vijë me vendime afatshkurtra dhe të këqija”.

- Advertisement -

Serbët kurrë nuk miratuan të njëjtën kornizë që bëri Kosova, e cila përfshinte propozimin se duhet të ketë njohje reciproke dhe se Serbia nuk do të minojë mundësitë e Kosovës për t’u integruar në rendin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara të njohur nga vendet e tjera dhe që në fakt nuk ka ndodhur”.

Para se të kërkojmë diçka tjetër nga palët, gjëja e parë që duhet të ndodhë, kushti precedent që duhet të ndodhë para se të rrjedhë diçka tjetër është njohja reciproke, sepse vetëm nëpërmjet njohjes reciproke dhe veprimeve që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën”, është shprehur Mendez.

Tutje, ai foli edhe për Kushtetutën e Kosovës, për të cilën tha se iu garanton të gjithë qytetarëve pjesëmarrjen në qeverinë dhe ua njeh të drejtën e pakicave brenda betë qeverisë.

- Advertisement -

Pra, Asociacioni i Komunave (me Shumicë Serbe) që vazhdimisht përmendet si pengesa që do të zhbllokojë të ardhmen, mendoj se është e pavend”.

“Para së gjithash, Gjykata Kushtetuese vendosi se ishte jokushtetues siç përkufizohej sepse do të krijonte një separatë duke përfshirë qeverisjen e nivelit ekzekutiv që ne nuk mund ta kemi atë. Do të ishte sikur të kishim dy presidentë në fund të ditës, kjo nuk funksionon”, është shprehur Menendez.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit