Presidenti Thaçi ka thënë që gjatë një takimi me liderin e Vetëvendosjes (të mbajtur me 13 mars, 2020) , ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë atij që nuk i beson Glauk Konjufcës.
Madje sipas presidentit, Kurti i ka thënë që e mban anëtarin e kryesisë së partisë, Konjufcën në distancë.
Por të gjitha këto deklarata i ka mohuar të martën, Avni Zogiani.
Anëtari i Vetëvendosjes ka thënë që Kurti nuk e ka deklaruar një gjë të tillë.
“Kjo nuk është e vërtetë, madje më erdhi për të qeshur kur e përmendët këtë. Nuk e prisja këtë pyetje. Nuk është e vërtete. Ka shumë shpica që tentojnë të nxisin deklarime të tilla”, ka thënë Zogiani.
Sipas tij, mund të ketë çështje që Kurti e Konjufca nuk pajtohen por që siç thotë Zogiani, Kurti gëzon besim të plotë te Konjufca.