3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Deklaroi se Kurti ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për Selimin, Tomë Gashi i reagon ashpër Hisen Berishës – ka një pyetje për të

Rekomandime

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti ka dorëzuar shkresë garantuese vetëm për bashkëpartiakun e tij që gjendet në Hagë, Rexhep Selimi.

Pas kësaj deklarate të Berishës, ka reaguar ashpër edhe avokati Tomë Gashi.

- Advertisement -

Gashi tha se Kurti letrëndrejtuar Gjykatës Speciale nuk e ka shkruar në cilësi të kryeministrit të vendit, por të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ti gabon qëllimisht, Kurti i ka shkruar letër Gjykatës në cilësi të kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Jo në cilësi të kryeministrit, sepse në atë kohë kur është shkruar letra nuk ka qenë kryeministër dhe vetëm Rexhep Selimi është VETËVENDOSJE!”, deklaroi ai.

Avokati Gashi ngriti pikëpyetje se kush po e ndalon kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj t’i shkruajnë Speciales letra për anëtarët e tyre.

- Advertisement -

“Kush po ia ndalon ushtruesit të detyrës së Kryetarit të PDK-së e Kryetarit të Nismës me dërgu letra të njëjtat në Gjykatë Speciale për anëtarët e partive të tyre. Nëse ata nuk dijn, shkruaj ti komandant. Më shumë no coment!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit