1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Del menuja, çfarë hëngrën mbrëmë liderët në Selanik

Rekomandime

Ditën e djeshme, u zhvillua në Selanik Samiti i i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderët tjerë ballkanik.

Në samitin e liderëve të Ballkanit ishte edhe kancelari gjerman Scholz, i cili sot ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Pas samitit pjesëmarrësit darkuan në hotelin me pesë yje “Hyatt Regency”, në Selanik.

Mediet greke kanë publikuar menynë me ushqimet, që shijuan krerët e lartë të rajonit.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të provonin kuzhinën mesdhetare.

- Advertisement -

Më poshtë menuja e darkës:

Levreku i marinuar me perime

- Advertisement -

Japrak me fruta deti me karkaleca dhe shafran Kozani

Domate me djathë dhie të freskët, arra dhe salcë ulliri.

Peshk fagri me zarzavate të skuqura dhe salcë xhenxhefili

Ëmbëlsirë pjeshke

Verë, Assyrtiko, Sauvignon Blanc (Tema, Pavlidis Estate)

Menyja u kurua nga shefi ekzekutiv i Hyatt Regency, Apostolos Altanis dhe pastiçieri Alexandros Alexiou.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit