Delegacioni amerikan me Ndihmëssekretarja e Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur liderët e opozitës së bashku në një takim tek rezidenca e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Gazeta Express mëson nga burime të veta se pas përfundimit të takimit me Presidenten dhe Kryeministrin, Donfrien i ka mbledhur të gjithë krerët e opozitës në një darkë.
Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi janë të ftuar në këtë takim.
Ndryshe, Donfried në takimet me liderët e institucioneve bëri të ditur se vazhdimi i dialogut me Serbisë është i rëndësisë së madhe pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.
Pas përfundimi të vizitës në Kosovë, Donfried do të udhëtojë edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.