4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Delegacioni i Serbisë përfundon takimin me Lajçakun, nuk dihet formati i takimeve pasdite

Rekomandime

Pak pas orës 12:00, delegacioni i Beogradit ka përfunduar takimin dy palësh me Emisarin e BE-së Miroslav Lajcak në Bruksel.

- Advertisement -

Diskutimet do të vazhdojnë pasdite por nuk dihet formati i tyre, nëse delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të jenë së bashku në tavolinë, mëson Tanjug.

Delegacionin e Serbisë e ka udhëhequr Petar Petkoviq, dhe takimi me Lajcakun ka zgjatur një orë më shumë se ç’ishte planifikuar.

“Ne kemi ardhur për të biseduar dhe jemi absolutisht të gatshëm të bisedojmë me Prishtinën. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Tani konstruktiviteti i tyre është në provë dhe bisedimet e drejtpërdrejta do të zhvillohen tani varet ekskluzivisht nga Prishtina. Ne erdhëm në Bruksel pas thirrjes së BE-së për sot, ne po diskutojmë për formimin e Asociacionit, siç është paralajmëruar në deklaratën e BE-së të datës 30 shtator”, tha delegacioni i Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit