1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deliu i reagon Borrellit: Nuk pranojmë këshilla nga dikush që na mohon shtetësinë

Rekomandime

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

- Advertisement -

E krejt kjo për shkak të deklaratave të tij se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

Deputetja Deliu, përmes një statusi në Facebook ka thënë që Kosova nuk i pranon këshillat e dikujt që e mohon pavarësinë e saj.

Ja postimi i plotë:

- Advertisement -

“Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell duhet ta kuptojë që Kosova nuk pranon këshilla nga mohuesit e pavarësisë dhe shtetësisë së saj. Ai po bëhet pjesë e kampanjës së Daçiqit për të dëmtuar njohjet e Kosovës dhe ky qëllim po i lexohet lehtë. Borrell po gabohet kur po e konsideron Kosovën aq naive sa të ndjek rekomandime për zvogëlimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe aq më pak të cenojë miqësinë me SHBA-të mbi këshillat e tij.

Lidhja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike është vullnet reciprok mes shteteve të pavarura dhe nëse Borrell dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim bën mirë ta këshillojë Serbinë të hap Ambasadën e vet në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit