5.3 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Deliu kërkon ndjesë për deklaratën e saj për rastin e Kumanovës: E keni keqinterpretuar qëllimisht

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka marrë fjalën në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku ka folur për deklaratën e saj rreth të akuzuarve për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka thënë se deklarata e saj që ishte replikë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte keqinterpretuar me qëllim dezinformimi.

- Advertisement -

Deliu ka deklaruar se për asnjë moment

“Për asnjë moment nuk i kam cilësuar terroristë ata që vuajnë burgimin në Maqedoninë Veriut. Deklarata imë është deformuar me qëllim. Ju keni dështuar që të qeverisni sepse nuk keni dijeni dhe po e mbani pushtetin duke shpërfaqur dhunë…Qëllimisht është prerë një pjesë e deklaratës sime, për t’i shërbyer militantëve tuaj, sepse deri më tani asgjë tjetër nuk keni ditur të bëni. Ju mendoni se zëri i një gruaje që përfaqëson dy familje është lehtë i mbytshëm, por e keni gabim. Të provoni të më diskreditoni mua dhe familjet e mija, ju them që tani se e keni mision të dështuar. Unë vij nga dy familje patriotike, Kodra dhe Deliu, të cilat janë rreshtuar në krah të UÇK-së që nga ditët e para”, ka thënë Deliu.

Ajo ka thënë se disa individë përmes fyerjeve janë munduar të prishin imazhin e ushtarëve të lirisë.

- Advertisement -

Në fund, Deliu ka thënë se mori fjalën jo për t’i dhënë llogari ministres Haxhiu, por se dëshiron ta ndalojë keqinterpretimin.

Deputetja e PDK-së i ka kërkuar ndjesë të akuzuarve që po mbahen në burg në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Atyre djemve që janë atje, ndjesë të madhe për keqinterpretimin e qëllimshëm që u bë nga ju”, ka përfunduar Deliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit