-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deliu: Mimoza Kusari është personi i fundit që mund të flasë për luftën e UÇK-së

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar Shefes së G.P të VV-së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me deklaratat e bëra sot në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Ajo në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se Kusari-Lila është person i fundit në Kuvendin e Kosovës që mund të flasë për luftën e UÇK-së.“Me të thënë të drejtë unë sot skajshmërish jam befasuar me një frustrim të znj. Kusari-Lila.

Unë asnjëherë nuk e kam parë një grua e cili gjatë gjithë kohës avokon që mbështet gratë të sillet në atë formë në Parlament. Konsideroj që nj. Kusari-Lila është person i fundit që mund të flasë për luftën e UÇK-së”, ka thënë Deliu në T7.

Deliu tha se po i kursen deklaratat ndaj Kusari-Lilës për shkak të 16 ditëve të aktivizimit ndaj grave.“Zonja në fjalë e ka një aktakuzë të cilën unë asnjëherë nuk e kam përmend dhe sot zonjë Kusari-Lila për mua ishte diçka tjetër që nuk e kam parë asnjëherë.

- Advertisement -

Atë e njohim mirë e gjithë Kosova. Unë do të jem e rezervuar që të komentojë deklarata të saj, por të mbeten në ndërgjegjen e saj”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit