1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deliu: Treshja Osmani – Kurti – Gërvalla po e mohojnë UÇK-në, për inate personale po flasin zi e terr për Kosovën

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka hedhur kritika të ashpra ndaj Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Kurti dhe kryediplomates Gërvalla.

Në një konferencë për media, Deliu tha se ka tendenca të hapura nga kjo treshe, që ta mohojnë historinë më të re të Kosovës.

- Advertisement -

Ditëve të fundit si asnjëherë më parë kemi parë tendencë të hapur të pushtetit, nga Presidentja, Kryeministri e ministrat për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashigiminë politike, luftën çlirimtare dhe vlerat tona kombëtare. Sot kemi Presidenten e cila jo vetëm që nuk është unifikuese por as nuk e njeh UÇK-në, nuk e njeh sakrificën e ushtarëve dhe luftën e popullit për liri dhe pavarësi. Zonja Osmani fton të gjithë ish-presidentët e Kosovës në takim por nuk e përmend asnjëherë emrin e Presidentin Hashim Thaçi as për kurtuazi”, tha ajo.

Për ministren e jashtme Donika Gërvalla, tha se dje ishte në linjë më Rusinë dhe Serbinë.

Kemi një diplomate si Donika Gërvalla, e cila për keqardhje, është në linjë me përfaqësues rusë dhe serbë kur foli për Kosovën e pushtuar nga krimi dhe korrpsioni”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Deliu tha se kjo treshe ka harruar se janë përfaqësues të Kosovës e jo të partive politike të tyre.

E kemi një kryeministër, që dikur u dërgonte letra përfaqësuesve ndërkombëtarë kundër elitës politike në Kosovë madje kërkonte arrestimin e tyre. Presidentja, kryeministri dhe ministrja, kanë harruar se tashmë janë përfaqësues të qytetarëve të saj e jo të partive politike. Të pranohet nga goja e tyre që ky vend është i zhytur në krim dhe korrupsion shtrohet pyetja se si do të vijnë njohjet e avokuara aq shumë, si do të vijnë investimet e huaja në Kosovë.Ky pushtet i ri i udhëhequr nga Vetëvendosja, fatkeqësisht po mendon që gjithçka në Kosovë fillon me ta. Ka hequr dorë nga politika e jashtme e Kosovës, e ka shndërruar në mekanizëm të thashethemeve”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit