Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie për postin e presidentit të vendit.
Demaliaj është shprehur se kjo pozitë, sipas tij, i takon liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ne kemi publikuar kandidatin tonë për këtë post, ai është Ramush Haradinaj. Ai është kandidati që përfaqëson unitetin në vend”, ka thënë ai.
Demaliaj ka thënë se nëse një gjë e tillë nuk arrihet, vendi siç është shprehur ai do të shkojë direkt në zgjedhje.