4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Demantohen mediat serbe: Në aksionin në veri janë të përfshirë vetëm policë të Kosovës

Rekomandime

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe rreth përfshirjes së agjensioneve të sigurisë brenda policisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Në një komunikatë për media thuhet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë pjesën veriore të Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurisë janë të pavërteta”, thekson Policia e Kosovës.

Për më tepër, Policia e Kosovës thotë se si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.

Serbët e kanë kundërshtuar masën e reciprocitetit të targave, duke i mbajtur të bllokuara rrugët që shpien në pikat e kalimit kufitar në veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Të hënën, Njësia Speciale Operative është vendosur në pikë kalimin e vjetër kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje të komunës së Leposaviqit, për të mbikëqyrur situatën si pasojë e bllokimit të rrugëve nga serbët e atij vendit.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha veturat që deri më tani kanë pasur targa të Serbisë, duhet t’i zëvendësojnë ato me “RKS”, targa të Republikës së Kosovës”, nëse duan të qarkullojnë brenda vendit.

- Advertisement -

Komunikata e plotë e policisë:

Informacion për media

Prishtinë, 21 shtator 2021

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.

Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale.

Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurise janë të pavërteta.

Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe.

Me respekt,

Zyra për informim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit