4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Demokratët amerikanë Wisner e Burns i gëzohen dështimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë

Rekomandime

Amerikanët e partisë demokratike që janë zhytur në luftën më të egër në këtë vit zgjedhor në SHBA nuk mund të pajtohen se mund të kishte sukses takimi i të shtunës në Washington, pasi ky sukses i diplomacisë amerikane mund t’i atribuohej Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas tyre viktimë e kësaj afere qenka BE’ja dhe ai do të duhej të hiqte dorë e t’i nënshtrohet atyre e të udhëhiqej nga ta në këtë proces pasi edhe ashtu reputacioni amerikan paska rënë në Ballkan, sipas tyre. Këtë opinion dikush do ta pranonte si të arsyeshëm sikur shkruesit Frank Wisner e Nicholas Burns të mos ishin vetë diplomatë me përvojë amerikanë e me dijeni për rajonin, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Opinioni i botuar nga gazeta prestigjioze amerikane The Washington Post të ish diplomatëve amerikanë Nicholas Burns dhe Frank Wisner është e mbushur me revoltën e fushatës zgjedhore të partisë demokratike në SHBA ndaj Donald Trump të shpalosur nga Burns, e Wisner.

Sipas tyre, gjithmonë ishte ide e keqe takimi në Washington, ishte e destinuar të dështonte, siç e kanë titulluar.

Politika e jashtme amerikane nën Trump është brenga e Burns e Wisner që sipas tyre është e dështuar dhe ai po rrezikon të gjitha, prova solo diplomatike e Trump është ‘një bast i rrezikshëm’ nga kjo administratë, duke harruar si duket bastin edhe më të madh të shpalljes së pavarësisë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Demokratët amerikanë nuk kanë asnjë pajtueshmëri për asnjë çështje në politikën e re të jashtme të administratës së Trump me qëndrimin e realizmit parimor të saj. Për Iranin nuk pajtohen, as për Korenë e Veriut, për Izraelin e Palestinën edhe më pak, madje ka rritje të antisemitizmit brenda kësaj partie tani. për Kinën nisën të pajtohen pasi i panë sondazhet e opinionit publik amerikan, pasi fillimisht Trump ishte racist për shkak të trajtimit të pandemisë, tani janë më të ashpër se ai.

‘Tharja e moçalit’ politik në Washington që Trump e proklamonte si një i jashtëm në skenën politike në fushatën e 2016 nuk merrej seriozisht, madje talleshin. Kur fitoi e mori postin nuk u besohej se një ‘yll televizioni’ e kishte përnjëmend.

- Advertisement -

Arroganca me të cilën Trump ka goditur aleatët gjermanë të NATO’s që nuk kanë përmbushur obligimet më të vogla të premtuara në aleancë, ka deficit tregtar me çdo shtet partner tregtar, e më e rënda bashkëpunimi me Rusinë në NordStream2 i Gazprom i Putinit paska ‘ka prekur’ demokratët Burns dhe Wisner, turpëruar këta të dy pasi Trump jua thotë në fytyrë qëndrimin amerikan se Gjermania po i hap derën Rusisë për monopol në BE, transmeton Gazeta Metro.

BE’ja të thuhet se ka tagër më shumë në Ballkan sesa SHBA, duket të jetë mendjelehtë më së paku. BE’ja nuk po mundet ende të vendos e nuk ka të qartë se si të veprohet me procesin e ngecur në baltë të integrimit, por kështu është mendimi i Burns dhe Wisner.

“BE’ja ka më shumë rend të udhëheqë në diplomaci, sesa Shtetet e Bashkuar. Pasi shtetet e varfëra të Ballkanit me infrastrukturë të shkatërruar dhe me pak nxitje të rritjes ekonomike, nevoja më e madhe e tyre është ndihma ekonomike europiane dhe investimet, dhe në një të afërme, asociacioni dhe anëtarësimi në BE. Duke e përzënë BE’në, basti i diplomatik i Trump përçanë miqtë në rajon dhe realisht e ul probabilitetin e një përfundimi të suksesshëm.”

Burns e Wisner megjithëse shkruajnë se i dëshirojnë sukses administratës Trump, ata dyshojnë e këshillojnë që ballkanasit kanë të ardhmen në NATO e në BE. Në BE s’po shihet e ardhme por në NATO mori fund çështja, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut u shkëputën nga kthetrat e Rusisë, tani anëtare të plota të NATO’s e madje edhe grekët që tani patrullojnë hapësirën ajrore të maqedonasve u pajtuan që emri të mbetet Maqedoni, e zgjodhën çështjen pas 20 vitesh më në fund.

“Ne dyshojmë, gjithsesi, se ka dijeni për suksesin e një qëndrimi të këtillë të njëanshëm. Shtetet e Ballkanit duhet të jenë të sigurta në kufijtë e tyre dhe përfundimisht të anëtarësuara në të dyja në NATO dhe Bashkimin Europian për sigurinë e tyre dhe prosperitetin e tyre.”

Frank Wisner dhe Nicholas Burns ishin diplomatë dhe emisarë special amerikan gjatë procesit të Pavarësisë së Kosovës.

Tani Burns është profesor në Universitetin e Harvard dhe këshilltar i fushatës zgjedhore të Joe Biden ndërsa Frank Wisner i cili ishte përfaqësues special për Kosovën në administratën e presidentit amerikan George W. Bush, e tani është këshilltar i lartë në kompaninë ligjore me ndikim Squire Patton Boggs.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit