Barrikadën e re serbët protestues në Bërnjak e kanë vendosur fare pranë vendit të protestës.
Kështu, ata kanë zgjeruar perimetrin barrikadues në afërsi të urës mbi liqenin e Ujmanit, njofton Klan Kosova.
Kjo pengesë është e treta e vendosur nga ta, krahas dy të tjerave që po qëndrojnë mbi urë që nga java e kaluar.
Asfalti i kësaj të fundit ka nisur të dëmtohet, për shkak të peshës së rëndë të mjeteve të parkuara këtu. Megjithatë, qarkullimi me makina tashmë është i mundur nëpër barrikadën e parë, afër policisë.
Aty kanë lëvizur pak, disa nga mjetet e rënda të vendosura këtu.
Kjo u pa edhe nga pjesëtarët e KFOR-it të cilët kaluan andej gjatë patrullimeve, më të shpeshtuara ditëve të fundit.