Busti i heroit legjendar, Adem Jashari është dëmtuar rëndë në kompleksin në Prekaz.
Pavarësisht se politikanët gjatë fushatës zgjedhore e vizituan, busti i Adem Jasharit në kompleksin që mban emrin e tij në Prekaz është dëmtuar rëndë.
Në fotografitë që kanë ardhur në adresë të redaksisë lajmi.net, shihet busti i heroit legjendar Adem Jashari është dëmtuar tej mase.
Madje përveç dëmtimit në pllaka, nga mbrapa shihet se ky bust mund edhe të shkatërrohet i tëri për shkak të mosmirëmbajtjes së tij.
Në gjendje të rëndë është edhe kompleksi “Adem Jashari”, shtëpia e cila është kthyer në muze që nga paslufta për të treguar historinë e familjes së heroit legjendar.