1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dënohet ish-rektori i Universitetit të Prizrenit me 1500 euro gjobë

Rekomandime

Ramë Vataj, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, është dënuar me 1.500 euro gjobë nga Themelorja e Prizrenit, për veprën penale ‘cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë’.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Vataj nga 30 shtatori i 2017-s deri në tetor të 2018-s, në cilësinë e rektorit, ia kishte mohuar të drejtën e punësimit të dëmtuarit V.M.

- Advertisement -

“Të dëmtuarit V.M., për realizimin e kërkesës pasurore juridike, është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik. Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit