1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Denoncimi, ndihmat për të prekurit nga tërmeti shkojnë tek Ministria e Brendshme, punonjësi: Na duhen si prova materiale

Rekomandime

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar sot disa video, duke pretenduar se ushqimet që janë të destinuara për ndihma për të prekurit nga tërmeti shkojnë tek zyrat e Ministrisë së Brendshme.

- Advertisement -

“Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shkruan në postimin e parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndërkohë në një video të dytë AMT pyet punonjësin që merr ndihmat dhe ai përgjigjet se janë prova materiale duke pranuar në këtë mënyrë që qeset kanë ushqime për të prekurit nga tërmeti.

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, shkruhet në postimin tjetër.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit