2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Denoncimi për sulm fizik, Veliu thotë se Bulliqi po sillet sikur partia e re e “shiritave të kuq”

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi një qytetar e ka denoncuar në Polici kreun e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, me pretendimin se e ka sulmuar fizikisht.

- Advertisement -

Agim Veliu thotë se pas hakmarrjes e linçimeve publike, tashmë Bulliqi ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve.

“Për pak muaj në krye të komunës së Podujevës, përveç hakmarrjes politike, arrogancës së pushtetit, linçimeve publike, aferave dhe shkarkimeve të dyshimta, tashmë Shpejtim Bulliqi, ka eskaluar duke përdorur edhe dhunë ndaj qytetarëve”, ka shkruar Veliu.

Ai tutjë thotë se përdorimi i dhunës nga Bulliqi është një sinjal shumë i keq i abuzimit me postin publik.

- Advertisement -

“Përdorimi i dhunës nga një kryetar komune, përveç që është vepër penale, ajo paraqet një sinjal shumë të keq të abuzimit me detyrën publike”, ka thënë Veliu.

Ish-kryetari i Komunës që tashmë drejton Bulliqi, thotë se praktikat e dhunës i takojnë pushtetit që nuk e qeveris më Kosovën që nga qershori i 99-ës.

- Advertisement -

“Në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, siç ka qenë në kulturën politike të komunës sonë, për herë të parë që nga çlirimi një kryetar komune po ushtron dhunë ndaj qytetarëve. Praktika e dhunës i takon pushtetit të kaluar i cili nuk e qeverisë më Kosovën që nga 12 qershori i vitit 1999”, shton Veliu.

Veliu thotë se Bulliqi po sillet sikurse partia e tij e re që e ka quajtur “të shiritave të kuq”.

“Sjelljet e Bulliqit janë konform sjelljes politike të partisë së tij të re “të shiritave të kuq”.

Për Shpejtim Bulliqin dhe partinë e tij, çdo kush që nuk mendon si ata dhe nuk iu nënshtrohet mendësisë së tyre politike majtiste-bolshevike, ai është “tradhtar” ose “armik” i tyre dhe luftohet me çdo mjet. Ngjashëm ndodhi edhe me qytetarin e komunës sonë, i cili ishte pre e dhunës nga Bulliqi”, ka thënë Veliu tutje.

“Qytetarët e Podujevës nuk u janë nënshtruar asnjë pushteti dhe asnjë regjimi. Kështu do të ndodhë edhe më 14 shkurt, kur llapjanët me votën e tyre të lirë, do të dënojnë dhunuesit e kuq dhe do ta kthejnë besimin tek Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka përfunduar Veliu në reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit