2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Departamenti i Shtetit Amerikan: Paralajmëron sanksione kundër Turqisë nëse S-400 aktivizohet

Rekomandime

Departamenti i Shtetit Amerikan kundërshton me forcë në aktivizimin e mundshëm të S-400 .

Duke iu përgjigjur një pyetje nga korrespodenti i CNN në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se çështja vazhdon të rëndojë në marrëdhëniet SHBA- Turqi dhe NATO, duke kujtuar sanksionet nën CAATSA.

- Advertisement -

“Ne jemi të vetëdijshëm për informacionin (në lidhje me transferimin e një pjese të grupit S-400 në Sinope në Detin e Zi për provat e para javën e ardhshme).

“Ne vazhdojmë të mos pajtohemi fuqishëm me blerjen e sistemeve anti-ajrore ruse S-400 nga Turqia dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet se Turqia po vazhdon përpjekjet e saj për të vendosur S-400”, tha zëdhënësi i Departamenti të Shtetit.

Përjashtimi i Turqisë nga programi F-35 në përgjigje kundër S-400 sinjalizon seriozitetin me të cilin qeveria amerikane po e adreson këtë çështje.

- Advertisement -

Ne vazhdojmë të theksojmë në nivelet më të larta të mundshme se blerja e S-400 mbetet një pengesë e madhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe NATO-s, ndërsa krijon rrezikun e sanksioneve të mundshme nën CAATSA.

“Ne kemi besim se Presidenti (i Turqisë Rexhep Tajip) Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë e kuptojnë pozicionin tonë,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit