Ka nisur në orën 17:00 test- protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e thirrur nga aktivistë të saj.
Perfomanca është duke u mbajtur në tri anët e sheshit kryesor të Prishtinës, derisa po marrin pjesë aktivistë e qytetarë, të njëjtit këta duke mbajtur edhe distancën sociale, transmeton Indeksonline.
E, nga një kënd tjetër, deputetë të VV-së, po e ndjekin këtë protestë, e cila ka parullën: DUAM ZGJEDHJE!
Është deputeti Mefail Bajqinovci ai që ka publikuar një fotografi në llogarinë Facebook, me të cilin janë edhe dy deputetët e tjerë Valon Ramadani dhe Shpejtim Bulliqi.
Ata kanë pozuar nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa shkruajnë:
“Qytetarët kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe ligjeve”.