-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetët serbë përleshen mes vete

Rekomandime

Lideri i “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviq dhe deputetë të kësaj lëvizje kanë shkaktuar tollovi të madhe para parlamentit të Serbisë, pasi gjatë protestës së sotme, kanë sulmuar edhe ministrat dhe deputetët e partisë në pushtet, njoftoi Nova.rs.

- Advertisement -

Para se të niste tollovia, Obradoviq kërcënoi ministrin e Shëndetësisë së Serbisë, Zoran Lonçar, se “do të shkojë në burg”.

Kamerat kanë kapur deputetin Marian Ristiçeviq, se si futej brenda objektit të Kuvendit me mëngë të shqyera pas përleshjes.

Për incidentin ka reaguar sigurimi i Kuvendit, ndërkohë lideri i “Dveri”, Obradoviq, ka mohuar se ka pasur përleshje.

- Advertisement -

Obradoviq tha se situata eskaloi kur ai dhe protestuesit tjerë bllokuan hyrjen e deputetit Ristiçeviq, e ai më pas, sipas tij, i fyu.

“Të gjithë e dimë çfarë shoq figure është Ristiçeviq dhe cila është shou-politika e tij. E dimë që Aleksandar Vuçiq i ka mbledhur njerëzit më të këqij rreth tij”, ka thënë Obradoviq.

- Advertisement -

Protesta u thirr, pasi sipas “Dverit” është ndryshuar Ligji për zgjedhjet në mënyrë jokushtetuese.

Edhe mbrëmë, në ditën kur u hoq ora policore, pati protesta.

Serbia ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve nacionale për datën 21 qershor. Deri para shpërthimit të pandemisë, në Serbi çdo të shtunë mbaheshin protesta kundër partisë në pushtet, asaj SNS të Vuçiqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit