Në Kuvendin e Kosovës po mbahet debat për situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës.
Vetëvendosje, si inicuese e këtij debati, ka propozuar edhe një rezolutë e cila do të votohet në fund të diskutimit, apo në ndonjë seancë tjetër.
E gjatë kohës që po mbahej debat në Kuvend, deputetëve të Kuvendit u ka shkuar një letër nga menaxhmenti i Telekomit.
Këtë e njoftoi edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ua bëri të ditur deputetëve letrat.
Ndërkohë nuk dihet se cila është përmbajtja e së njëjtës, pritet që në vazhdim të diskutimit përmbajtja e saj të zbardhet.