2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti gjerman Beyer paralajmëron marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Rekomandime

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka komentuar rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se me rifillimin e dialogut duhet të arrihet marrëveshja.

I kuptoj shqetësimet e kosovarëve.

- Advertisement -

Kur kam dëgjuar se Borrell dhe Lajçak janë caktuar në pozitat e tyre, edhe unë i kam pasur dyshimet e mija, por në ndërkohë kam pasur një video konferencë me Lajçak, pasi e kam ngritur këtë çështje me të, dhe ai më ka siguruar se e ka të qartë se tani ai e përfaqëson gjithë BE-në.

Më ka bindur për qëndrimin e tij si përfaqësues i gjithë BE-së, prandaj t`i japim rast për të treguar përkushtimin për arritjen e një marrëveshje finale në mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Peter Beyer, në një intervistë ekskluzive për INC-rrjetin e medieve, në kuadër të serisë së emisioneve ‘Ura, Dialogu Civil Prishtinë – Beograd’ që përkrahet nga fondacioni amerikan NED.

Beyer është anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2009 dhe një nga politikanët e shquar të CDU-së së zonjës Merkel.

- Advertisement -

I kuptoj këto ndjenja të miqve kosovarë, zemra më dhemb kur dëgjoj se s`ka besim në BE, dhe pasi është e vërtet se në të kaluarën BE-ja nuk ka qenë shumë vendimtare në vendimet dhe qëndrimet e saja. por nëse me të vërtet liderët e Kosovës dhe të Serbisë synojnë një të ardhme evropiane për qytetarët e tyre atëherë ata duhet të marrin përgjegjësitë dhe të mos gjejnë justifikime.

Jam lodhur me arsyetimet se ka zgjedhje nacionale, lokale, në një vend, në vendin tjetër, në Evropë etj. Duhet të rifilloj dialogu dhe të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, sepse mos harroni se ka ndikime dhe interesa tjera si ato që vijnë nga Rusia, Kina, Arabia Saudite.

- Advertisement -

Pra, një marrëveshje për qytetarët dhe të ardhmen e tyre evropiane”, ka thënë Beyer duke arsyetuar qëndrimin e tij për nevojën urgjente të arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy palëve, shkruan Independent Media Network.

Duke u shprehur qartë kundër çfarëdo koncepti që për bazë ka përkatësinë etnike, duke e quajtur si të kaluar që asesi nuk do të pranohet as nga Gjermania e as nga Evropa, Beyer ka shprehur dëshirën që të ketë një koordinim më të mirë ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian kur vjen puna tek vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes.

Për fat të keq, deri tani, ambasadori amerikan Grenell nuk e ka pas as edhe një takim të vetëm me të Lajçak dhe kjo është shqetësuese sepse do të kishte pasoja negative nëse qytetarët e Kosovës, por edhe të Serbisë, marrin mesazhe kontradiktore nga Washingtoni dhe Brukseli”, është shprehur Beyer në intervistën dhënë projektit ‘Ura, Dialogu Civil Prishtinë – Beograd’, që INC rrjeti e realizon me përkrahjen e fondacionit amerikan NED (National Endowment for Democracy).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit