1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti i AAK-së: Kërkojmë nga Vitia që të bëhet bashkë me Zemajn e Ismajlin për menaxhimin e pandemisë

Rekomandime

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë vaksinat anti-COVID.

Dreshaj në një konferencë për media, kërkoi nga Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta bëjnë publikë planin për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit.

- Advertisement -

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë,nëkohën kur mbi 15mijë vetë janëe vanksinu jashtë vendit, dhe në kohën që vetëm gjatë ditës së djeshme 15 mijë qytetarë lëshun vendin e qeverisë. Kërkojme nga qeveria dhe vitia të siguerohet sasia e vaksinave, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjeherë të shfrytzohet buxheti i parapara për blerjen e vaksinave”, tha Dreshaj.

Madje ai kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë më vendet mike për sigurimin e vaksinave.

“I rekomoandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëm kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vita t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësise, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Ka nevojë për vaksinim masiv”, tha Dreshaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit