2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputeti i AAK-së për gjobitjen e fermerëve: E turpshme! z.Hoti, a jeni kryeministër edhe i tyre?

Rekomandime

Përfaqësuesit e fermerëve pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti, u ndaluan nga policia dhe u gjobitën me nga 200 euro, nën preteksin se nuk kanë respektuar distancën gjatë protestës.

- Advertisement -

Gjobitja e fermerëve nxiti reagimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla.

Syla thotë se kjo është një gjë e turpshme, derisa pyet Hotin se a është edhe kryeministër i këtyre fermerëve.

“E turpshme! Përfaqësuesit e fermerëve, pas takimit me kryeministrin, ndalohen nga policia dhe gjobiten me nga 200 euro, gjoja për mosrespektim të distancës gjatë protestës. z. Hoti, a jeni kryeministër edhe i këtyre fermerëve? Ata erdhën për të gjetur përkrahjen tuaj karshi halleve të tyre, ndërsa u kthyen të gjobitur”, ka shkruar Syla në Facebook

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit