2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deputeti i ardhshëm i VV-së tregon si të zbulohet mashtrimi me bileta: Janë veç 2 hapa

Rekomandime

Deputeti i ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me keqpërdorimin e shitjes së biletave.

‘Fenomeni’ i shitjes së biletave në kohë rekorde deri në 11 minuta, ka prekur opinionin sportiv dhe jo vetëm, pasi edhe kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka shpjeguar një mënyrë se si të zbulohet e vërteta.

Sipas Hekuran Muratit, ekzistojnë dy mënyra shumë të lehta se si prokuroria e Kosovës do të mund të zgjidhte problemin e shitjes së biletave.

- Advertisement -

“Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves. Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:
1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe
2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise
Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta”, ka shkruar në Facebook Murati.


Ndryshe, Kosova sot luan ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit