2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deputeti i LDK-së: Marrëveshja ishte gati për t’u arritur, Kurti e pengoi me kandidimin e Konjufcës

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është nxituar kur kandidoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.“Kurti është dashur të presë për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj.“Ai është dashur të kërkojë nga foltorja për dy ose tre ditë kohë dhe do të vinte marrëveshja me LDK-në”, shtoi ai.

- Advertisement -

VV nominoi kryeparlamentarin pasi që nuk arriti marrëveshje me LDK-në në kohë.

Në fakt kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha disa orë para mbajtjes seancës konstituive që do të votonin cdo propozim nga VV-ja, dhe ashtu edhe ndodhi tha Selmanaj në T7.VV i ka premtuar LDK-së postin e kryeparlamentarit para zgjedhjeve, por që gjërat ndryshuan gjatë negociatave për krijimin e qeverisë.

LDK kërkoi postin e presidentit krahas atij të kryeparlamentarit, pasi sipas këtij subjekti, arrihej një balancë e pushtetit.Selmanaj tregoi se LDK kishte ofruar që kur të zgjidhej presidenti, LDK do i ofronte VV-së një ministri më shumë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit