Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se është drejtë shërimit nga Covidi-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar gjithë personat që janë solidarizuar me të, gjatë kësaj periudhe.
“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj, drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covidin-19. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa s’kam mund edhe t’i hapja), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve. Shpejt edhe do shihemi…???”, ka shkruar ai.