3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i LDK-së: Vijat e kuqe i kemi vetëm me PDK-në, me Vetëvendosjen nuk funksionon bashkëpunimi!

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë LDK nuk duhet të përjashtohet si opsion nga Lëvizja Vetëvendosje por vija të kuqe nuk duhet të vendosen as për partitë tjera politike, shkruan GazetaBlic.Sipas tij, Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.Vija të kuqe për Vetëvendsojen, nuk kanë as nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas Deputetit Driton Selmanaj, kjo parti aktulisht ka vija të kuqe të shtruara vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.Selmanaj tha për GazetaBlic, që LDK-ja është tashmë e bindur se një tjetër bashkëpunim, ose koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk do të funksionojë.

“LDK-ja e ka një qëndrim tashmë zyrtar të këshillit të përgjithshëm, LDK-ja ka vijë të kuqe vetëm me PDK-në dhe për një kohë nuk shihet në agjendën e LDK-së bashkëpunimi me PDK-në, por për të tjerat ne kemi qenë të hapur edhe më herët, ne e provuam me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk na funksionojë dhe ne jemi të bindur që për shkak të sjelljeve të Lëvizjes Vëtevendosje, nuk funksionoi, dhe tani jemi në fazën ku po presim që VV—ja apo Kurti të dërgojë emrin pasi ka të drejtën kushtetuese që të propozojë qeverinë e re dhe nëse VV-ja e sheh LDK-në si mundësi, ne nuk themi që as nuk do të negociojmë, përvoja është e freskët, bindja jonë është që një koalicion me PDK-në dhe VV-në nuk funksionojnë, dhe nëse eventualisht kalojmë në situatën e dytë dhe nësi i vie rendi LDK-së, LDK-ja do të shqyrtojë të gjitha mundësitë, duke përjashtuar PKD-në”, tha Selmanaj për GazetaBlic.

Ai tutje tha se në një qeverisje të re, partnerët favorit dhe të mundshëm të LDK-së, janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma Socialdemokrate, duke shtuar se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje është lënduar shumë.“Aktualisht LDK-së i kanë mbetë dy partenrët e mundshëm, AAK dhe NISMA. Kjo është çasja e parë e LDK-së. Nuk është fati i institucioneve në duart e një partie politike, një parti politike nuk mund të vendosë se kur do të shkojë vendi në zgjedhje. Vijë të kuqe kemi vetëm me PDK-në, ndërsa me VV-në ne e provua, ishte një provojë jo e mirë, sidomos për shkak të zgjedhjeve të papërgjegjshme të kryeministrit Kurti, por normalisht nëse neve na ipet mundësia që ne të udhëheqim qeverinë, ndoshta ne mund të shohim. Mendimi im personal është që bashkëpunimi me VV-në është lënduar shumë, dhe mendoj që na duhet kohë për rikuperim raportesh”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit