Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se është infektuar me kornavirus.
Gashi ka bërë të ditur se edhe familja e tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ka bërë të ditur se do të qëndrojnë të izoluar.
Statusi i plotë:
Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.
Faleminderit!.