2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i LDK’së: Ndaj Vjosës pati qëllime të këqija kur iu kërkua të garojë në Prishtinë

Rekomandime

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli i ka dalë në krah kryeparlamentares Vjosa Osmani pas përplasjes që kjo e fundit pati me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike, Agim Veliun, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Avdyli në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se do të donte ta shihte kandidat për kryeministër Veliun, për të parë se sa vota do të merrte.

“Unë kam dëshirë ta shoh z.Veliun në zgjedhjet e ardhshme si kandidat për kryeministër, nëse do të arrite ti merr këto vota do t’ja zgjatim dorën, nuk e di a do ta merr guximin të kandidojë. Podujeva gjithmonë ka qenë bastion i LDK’së në nivel të Kosovës dallon pak më ndryshe”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK’së, ka treguar edhe arsyen se pse Osmani s’ka pranuar që të kandidojë për kryetare të Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -

“Vjosa Osmani s’ka qenë kryetare e degës, konkurrimi për Prishtinën është bë në momentin e fundit një ditë pa skadu afati, sa për sy e faqe s’ka qenë qëllim mirë, nuk mund ta marrësh një detyrë pa qenë e përgatitur. Nuk e di detajet si kanë shku ato negociata, do të duhet të flitnin akterët, sidoqoftë të flitet me këtë gjuhë ndaj një personaliteti i cili ka dhënë për LDK’në është jashtë cdo niveli dhe kjo gjuhë e tij duhet të ndalet. Tek e fundit janë vendet ku mund të diskutohen ato. Kjo gjuhë po e dëmton LDK’në. Ky reagim ka qenë shumë i butë në çfarë mënyre është dashur që të reagohet”, shton ai, teksa thotë se ndikimi që Veliu mund të ketë pas kundër Osmanit në zgjedhjet e fundit, është i vogël pasi që sipas tij ai s’ka reputacion.

“Ndikimi i tij ka qenë i vogël për ta ulur reputacionin e Vjosa Osmanit, mendoj që tani është koha që duhet të ndalet kjo arrogancë e cila po shpërfaqet çdo mbrëmje”, ka thënë deputeti Avdyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit