0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputeti i PDK’së e quan papërgjegjësi vizitën e Kurtit në Tiranë: Është dashur ta mbajë mbledhjen e Qeverisë

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti që ende nuk ka thirrur mbledhjen e parë të Qeverisë dhe ende nuk e ka shpalosur programin qeverisës, as një javë pas formimit të saj, ndërkohë që ka realizuar një vizitë jashtë vendit.

- Advertisement -

Tahiri ka lënë të kuptohet se vizita në Shqipëri e Kryeministrit Kurti është një “hedhje hi syve”, të cilën ai mundohet “ta shesë si punë të rëndomtë”, ndërkohë që ende nuk e ka mbledhur kabinetin e tij, për t’i përcaktuar detyrat themelore, e as nuk ka ofruar programin qeverisës, për ta njohur orientimin politik, ekonmik e social ndaj temave kryesore të vendit.

“Kjo vizitë e tij, përderisa ende nuk ka ushtruar as funksionin themelor të Kryeministrit, është një paralajmërim tipik i stilit të tij politik të papërgjegjësisë dhe mashtrimit, të cilin ai përpiqet të na e shesë si punë të rëndomtë të një Kryeministri”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

- Advertisement -

Është e çuditshme dhe e paprecedent se si Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, edhe pas një jave të formimit të saj, ende nuk e ka mbajtur mbledhjen e parë dhe ende nuk e ka shpalosur para qytetarëve programin qeverisës. Në vend të kësaj, Kryeministri ka zgjedhur ta bëjë një vizitë jashtë vendit.

Ky fakt është tregues i qartë se kemi të bëjmë me një politikan të paaftë për ta kuptuar dhe administruar me ekzekutivin.

- Advertisement -

Prioritet i Kryeministrit sot nuk ishte takimi me kabinetin e tij, për të përcaktuar detyrat themelore, e as ofrimi i programit që do të shërbente për të njohur orientimin politik, ekonomik e social ndaj temave kryesore e zhvillimore të vendit, por një vizitë në Shqipëri.

Por, kjo vizitë e tij, përderisa ende nuk ka ushtruar as funksionin themelor të Kryeministrit, është një paralajmërim tipik i stilit të tij politik të papërgjegjësisë dhe mashtrimit, të cilin ai përpiqet të na e shesë si punë të rëndomtë të një Kryeministri.

Është shqetësuese sjellja e papërgjegjshme e Kurtit karshi pritjeve të qytetarëve, që me të drejtë kërkojnë ta dinë agjendën e prioriteteve për Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit