1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deputeti i VV-së, kritikon Arben Vitinë: Qeveri pa Albinin s’ka, brenda VV-së gjithçka është Albin

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka kritikuar ministrin Arben Vitia i cili dje lajmëroi se mostrat e ujit për rastin në Deçan do të dërgohen për ekpertizë jashtë vendit, transmeton Periskopi.

- Advertisement -

Ai pyeti pse mos me kriju kushte Kosova me i bë vet këto vlerësime të mostrave, ose pse mos të thirren ekspertët e Shqipërisë.

‘’ Na duhet mos me llogarit shtetin tonë duke besu në politike ndërkombëtare që kanë interesat e tyre. Pse ne mos me ndërtu infrastrukurën që me bë analizë këtu për mostrat, pse mos me ble teknologjinë e më tutje për ekspertizë me i cu në ndonjë shtet tjetër. Fatkeqësia po duhet me na i hap sytë. Duhet me i parashiku fatkeqësitë dhe me i marr masat paraprake’’, tha ai gjatë komisionit të Sigurisë.

‘Bashkëpunimi me shtetin shqiptar nuk është në nivel . Pse mos me i thirr ekspertët e Shqipërisë. Është mirë me reflektu të gjithë’, shtoi ai.

‘’Unë e kam vërejt brenda Vetëvendosjes, se gjithçka është Albini. Pa Albinin s’ka kurrëgjë hiç. Qeveri pa Albinin s’ka. Por edhe opozita. Na duhet me u mësu me i respektu insittucionet dhe mos me i ataku individin’’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit