0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deputeti i VV-së në Speciale: Asnjë ushtri në botë s’mund të bëjë Iuftë më të pastër se sa UÇK-ja

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Zonës Operative të Llapit, Fatmir Humolli gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar se asnjë ushtri e rregullt në botë nuk mund të bëjë Iuftë më të pastër sesa që ka bërë UÇK-ja.

Humolli, i cili sot u paraqit në gjykatë si dëshmitar nga ZPS-ja, u shpreh se një ditë apo një ditë e gjysmë para se të përfundojë ofensiva serbe në Zllash, ai ka takuar Mustafën kur kanë transportuar personat e plagosur dhe ata pa armë nga Zllashi në Koliq. Por, ai deklaroi po ashtu se takimet me Mustafën ishin shumë javore për shkak të zhvillimeve.

- Advertisement -

Unë jam paraqitur vullnetarisht t’i ndihmojë kësaj gjykate. Duhet kuptuar se nuk ka pasur asnjë tendencë për ta ndryshuar, asnjë tendencë as për ty, as për avokatin, për arsye se jam shumë i bindur se asnjë ushtri e rregullt në botë nuk mund të bëjë Iuftë më të pastër se që ka bërë UÇK”, tha Humolli.

Prokurori kërkoi më pas të di për datën e saktë të takimit të Humollit me Mustafën, por ai tha për këto nuk mund të përcaktojë datë të saktë, por se takimet kanë qenë javore.

Humolli: Nuk ka pasur javë që nuk e kam mundur ta takoj Salih Mustafën…Nuk mund ta caktoj asnjë datë të saktë, por takimet kanë qenë javore dhe është datat në atë kohë për ne ditët kanë qenë pjesa dërmuese të njëjta, nuk ka pasur vikende, të gjitha kanë qenë ditë Iufte… Shumicën e takimeve i kemi pasur në Sharban, kanë qenë edhe takime në Rimanishtë, Llapashticë varësisht prej nevojës dhe rrethanave që jemi takuar. Takimet e natyrës me Salih Mustafën me eprorët i kemi pasur kudo që kemi lëvizur, i kam takuar eprorët e brigadave, njësiteve përkatëse kur kam qenë në pjesën e Gollakut, i kam takuar të brigadës 153, kur kam qenë kah Llapashtica ka qenë 151, brigada 142 kur kam shkuar në Çiçavicë, i kam takuar të brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës”, tha ai.

- Advertisement -

I pyetur për kohën kur Sali Mustafën e kishte takuar në Zllash dhe si e kishte takuar, dëshmitari Humolli tha se takimi ka qenë një ditë apo një ditë e gjysmë pa përfunduar ofensiva në Zllash.

“Duhet të jetë prapë nuk guxoj të them datë të saktë, por mund të them se një ditë apo një ditë e gjysmë pa përfunduar ofensiva serbe në Zllash. Kemi transportuar të plagosurit dhe njerëzit pa armë prej Zllashit për në Koliq dhe këtë pjesë e ka bërë i organizuar Sali Mustafa dhe Sejdi Veselin dhe unë kam qenë pjesë që iu ka ndihmuar dhe në këtë transport ka marr pjesë zëvendëskomandanti i brigadës Sali Mustafa dhe Rrahman Dini në kuadër që ka qenë anëtar i shtabit të brigadës”, tha Humolli.

- Advertisement -

Prokurori u interesua të di nëse Salih Mustafa kishte marr pjesë në zhvendosjen e të plagosurve, ndërsa dëshmitari Fatmir Humolli u shpreh se vendimin për zhvendosjen e të plagosurve të civilëve e kishte marrë shtabi i Brigadës 153, pjesë e të cilës ishte edhe Mustafa.

Madje ai tregoi se te të plagosurit kishte parë edhe vetë Mustafën pasi një mik i tij ishte i plagosur.

“Nuk ka pasur mundësi të kalojnë 10 ditë pa u takuar dhe për atë nuk kam të evidentuar data, kurse për misionin për të larguar të plagosurit nga Zllasha për shkak të ofensivës që e di që ka përfunduar më 19-20 prill, duhet të jetë këto dy-tri ditë që kam qëndruar edhe vetë në Zllash… Kur kam takuar të Brigadës 153 kurrë nuk e di s’e çka ka bërë Salih Mustafa, por e di që shtabi i Brigadës 153 ka marrë vendim për t’i larguar njerëzit e paarmatosur dhe të plagosur, për t’i larguar pjesën dërmuese të ushtarëve dhe ta shndërrojë atë pjesë si zonë Iuftimi me grupe më të vogla për të dëmtuar forcat serbe dhe për të pasur dëme të vogla në civil dhe në ushtarët tanë… Ka qenë personalisht Sali Mustafa për arsye se ka qenë ushtar një mik i tij që ka qenë i plagosurit dhe më kujtohet që për shkak të tij ka qenë te të plagosurit. (Prokurori: Pra e patë që po ndihmonte të plagosurit)… Humolli: Edhe e kam parë edhe më ka parë dhe lëvizjet kanë qenë të përbashkëta për të transportuar të plagosurit në prapavijën armike… (Prokurori: Ku i dërguat të plagosurit nga Zllashi) Humolli: Prej Zllashit kanë kaluar në një lagje të Keqekollës dhe është pritur deri para mëngjesit për t’i larguar në kohën kur nuk ka pasur forca serbe, për t’i largua në pjesën e Koliqiti ku në atë kohë ishin zhvilluar ofensivat dhe forcat serbe ishin larguar nga Koliqi”, u shpreh ai.

Prokurori tutje vazhdoi me pyetje se nga cila pjesë e Zllashit i morën të plagosurit të cilët i dërguan në Koliq. Dëshmitari Humolli tha se të plagosurit kanë qenë në periferi të lagjes të Zllashit.

“Lagjja e Zllashit i ka afër 20 shtëpi e diçka nuk po e di, qendër Zllashit ka qenë shkolla e Zllashit shtëpi ka pasur rreth shkollës, të plagosurit kanë qenë në periferi të lagjes të Zllashit, mbi shkollën e Zllashit, për shkak të lartësisë dhe pozicionit që ka qenë, sepse ka pasur mundësi për t’u mbrojtur më lehtë për arsye se ka qenë më larg rrugëve dhe forcat serbe nuk kanë mundur të depërtojnë lehtë atje”, tha ai.

I pyetur se a ka qenë në dijeni se ka ekzistuar një spital ushtarak në Zllash, dëshmitari Humolli tha se në objektet ku ka qëndruar familje e tij në Zllash ka pasur edhe një spital ku qëndruan të plagosurit derisa u transferuan në Koliq.

Humolli: Në këto objekte ku ka qëndruar familja ime ka qenë një objekt që ka qenë spital dhe prej aty i kemi larguar të plagosurit për në Koliq janë ato objekte ku ka pasur popullatë civile ku ka qenë gruaja ime me fëmijë dhe të njëjtën kohë kanë qenë të plagosurit.

Prokurori: Meqenëse po flasim për të plagosurit në kontekst të familjes tuaj në Zllash të plagosurit kanë ardhur aty pasi u largua familja juaj dhe shkuan në Prishtinë, apo gjatë kohës kur familja juaj ishte në Zllash?

Humolli: Ka qenë familja ime aty kanë të plagosurit pasi ka pasur zhvillimet kah Vitia e Marevcit që ka qenë Iuftime e kanë bërë dëme te ushtarët tanë ka pasur të plagosur dhe ata janë larguar prej një fshati Viti e Marevci që i thonë që është përfundi shkollës lagjes së Zllashit.

Dëshmitari Fatmir Humolli dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në Hagë do ta vazhdojë edhe nesër.

Aktakuza kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Ai u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit