1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i VV-së ofron sqarime: 100 eurot iu takojnë vetëm atyre që e kanë pagë nën 1000 euro

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë se masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike janë mirëpritur nga qytetarët.

- Advertisement -

Ai, në Klan Kosova ka treguar edhe se nga i ka marrë Qeveria e Kosovës këto 100 milionë euro.

“Është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët. E dimë se nevojat janë shumë më të mëdha sesa këto, por duhet të veprojmë në bazë të kapaciteteve shtetërore që i kemi që t’iu dalim në ndihmë dhe të jemi pranë qytetarëve dhe kategorive të cilat rrallë herë, ose asnjëherë, nuk kanë qenë përfituese deri tash”.

“Gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 kanë qenë edhe linjat siç janë kontigjencat ku është një shumë e konsiderueshme e mjeteve ku ekziston pastaj mundësia e kalimit të mjeteve në pako të tilla siç është kjo e sotme. Në buxhet janë linja të veçanta të cilat parashihen për raste të tilla siç janë kontigjencat qoftë për investime kapitale, qoftë edhe për mallra e shërbime, apo paga e mëditje. Të gjitha këto parashihen, sepse secilën herë mund të ndryshojnë nevojat dhe lihet një mundësi e operimit te disa kategori ose nënkategori”.

- Advertisement -

Rrahmani pretendon që rritja ekonomike e vitit të kaluar ka mundësuar që qytetarëve t’iu ndahen këto para këtë vit.

“Në bazë të informacioneve që kam jo. Vetëm atyre që kanë pagë nën 1000 euro iu takojnë këto mjete”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit