1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Deputeti i VV-së: Thaçi me “dosta” po improvizojnë tensione në komunat veriore

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci thotë se dostat e linjës Prishtinë – Beograd, po bashkërendohen për të improvizuar tensione në komunat veriore të vendit për ta provokuar e shantazhuar qeverinë e Kosovës.

Ai thotë se një formacion në krye me Hashim Thaçin, janë të tmerruar nga mbështetja plebishitare që populli po i jep Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, andaj sipas tij po bëjnë çdo gjë që është në dorën e tyre, për ta njollosur e devijuar kursin e saj për luftimin e hajnisë e fuqizimin e Republikës tonë me mirëqeverisje e vënie të rregullit, rendit e ligjit”, tha Bajqinovci, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Ka indikacione se dostat e linjës Prishtinë – Beograd, po bashkërëndohen për të improvizuar tensione në komunat veriore të vendit me qëllim që të provokojnë dhe shantazhojnë Qeverinë më legjitime e më të përkushtuar që e ka pasur Kosova ndonjëherë.

Të nderuar qytetarë, askush nuk duhet të shqetësohet nga këto lojëra e makinacione të grupeve të politikës së vjetër të Kosovës, që së fundmi janë shndërruar në një formacion të vetëm politik.

- Advertisement -

Ky formacion, me Hashim Thaçin në krye, janë të tmerruar nga mbështetja plebishitare që populli po i jep Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, andaj po bëjnë çdo gjë që është në dorën e tyre, për ta njollosur e devijuar kursin e saj për luftimin e hajnisë e fuqizimin e Republikës tonë me mirëqeverisje e vënie të rregullit, rendit e ligjit. Askush nuk i beson më kastës që e prevenoi për shumë kohë zhvillimin e shpejtë politik, ekonomik e social të Republikës tonë.

Raportime të rrejshme e të pabazuara po sponsorizohen në përpjekje për ta vënë në vështirësi Qeverinë dhe z. Kurti.

- Advertisement -

Pas këtyre raportimeve, ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e cila dënoi këtë qasje të dëmshme të disa mediave si RTK duke u bërë thirrje të përmbahen nga këto politika të shkaktimit të tensioneve etnike.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutiérrez ka deklaruar: “Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën e koronavirusit për të ndezur tensione politike dhe sociale në interesin e tyre. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të mos e luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut.

Qytetarë të nderuar, rrini të qetë, rrini nëpër shtëpitë tuaja dhe mos bini pre e gënjeshtrave djallëzore e qëllimkqija që mund t’u servohen këto ditë nga kastat e kaluara politike të kollapsuara. Qeveria dhe institucionet e vendit, do t’u informojnë për cdo zhvillim që ndodhë por jo për gënjeshtra që sajohen nga formacioni i ribashkuar në seancën e kaluar e i mbështetur nga Vuçiçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit